Zëdhënësi i pjesës kontinentale dënon qëndrimin pro "pavarësisë së Tajvanit" të Lai Ching-te
2024-07-23 19:32:09

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një zëdhënës i pjesës kontinentale tha së hënën se deklaratat separatiste të bëra kohët e fundit nga lideri i rajonit të Tajvanit Lai Ching-te kanë ekspozuar përsëri natyrën e tij të vërtetë si mbrojtës dhe nxitës kokëfortë i "pavarësisë së Tajvanit".

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Chen Binhua, zëdhënës i Zyrës së Çështjeve të Tajvanit të Këshillit të Shtetit, i bëri komentet në përgjigje të pyetjes së mediave lidhur me retorikën separatiste të Lai Ching-te, që bëri thirrje për të ashtuquajturit sovranitet dhe identitet kombëtar të Tajvanit. 

Chen theksoi se Tajvani është pjesë e Kinës dhe ka qenë e nuk do të bëhet kurrë një vend.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Autoritetet e Partisë Demokratike Progresive (DPP) të Tajvanit i kanë shpërfillur historinë, realitetin dhe vullnetin publik, këmbëngulin me kokëfortësi në qëndrimin separatist dhe kundërshtojnë parimin e "një Kine", duke çuar në acarimin e tensioneve në Ngushticën e Tajvanit, vuri në dukje Chen.