Britania miraton mishin e kultivuar për konsum, pula sintetike do të jetë në supermarkete në fund të këtij viti
2024-07-22 17:08:25

Britania e Madhe është vendi i parë në Europë që i thotë "po" mishit të kultivuar. Por tani për tani do të fillojnë me ushqimin për kafshët shtëpiake.  Kështu ka vendosur Agjencia për Shëndetin e Kafshëve dhe Bimëve, së bashku me Departamentin për Mjedis, Ushqim dhe Çështje Rurale, njofton RTSH.

Foto:VCG

Foto:VCG

Ndërsa gjysma e Europës vazhdon kryqëzatën e saj kundër mishit sintetik të rritur në laboratorë, Britania e Madhe, së bashku me Izraelin, Singaporin dhe Holandën hap dyert për një treg që vlerësohet se mund të arrijë, sipas kompanisë kërkimore McKinsey, 25 miliardë dollarë deri në vitin 2030.

Kompania "Meatly" ishte e para që mori dritën jeshile për prodhimin e ushqimit të kultivuar të mishit për kafshët shtëpiake, duke siguruar dokumentacionin e sigurisë dhe rezultatet e testimit të kryera mbi produktin. Sigurimi i mungesës së viruseve, baktereve, antibiotikëve dhe OMGJ-ve.

Por si prodhohet mishi in vitro? Në këtë rast fillon duke marrë një mostër të vogël nga një vezë pule, duke e kultivuar atë me vitamina dhe aminoacide në laborator, më pas duke i rritur qelizat në një enë të ngjashme me ato në të cilat fermentohet birra. Për të marrë një pastë të ngjashme me patenë e pulës, e cila hyn në kategorinë e “ushqimeve të njoma” për kafshët shtëpiake.

Pavarësisht polemikave, prodhuesit nxjerrin në pah dy përfitime kryesore për mishin e kultivuar. Së pari, reduktimi i gjurmës klimatike në krahasim me bujqësinë tradicionale dhe, së dyti, mungesa pothuajse totale e kafshëve në përdorim produktiv.

Sipas hulumtimit të kryer në vitin 2020, ndikimi mjedisor i industrisë së ushqimit për kafshët shtëpiake do të ishte i ngjashëm me atë të Filipineve, vendi i trembëdhjetë më i populluar në botë. Prandaj, gjetja e një alternative më të gjelbër duhet të jetë një prioritet, me numrin e kafshëve shtëpiake që rritet çdo vit. Për më tepër, mungesa e kafshëve në procesin e prodhimit mund të jetë zgjidhja edhe për ata që ndjekin dieta të bazuara në produkte bimore, duke lehtësuar vendimmarrjen për të ushqyerit e kafshëve shtëpiake.(Fatosi)