Politikane ukrainase (Foto ATSH)
Iryna Farion, një ish-deputete nacionaliste ukrainase, e njohur si kundërshtare e vendosur e Rusisë, është vrarë nga një plumb në kokë, njoftoi ministri i Brendshëm, Ihor Klymenko, në orët e para të së shtunës. Farion kishte qenë një kritike e hapur i përdorimit të gjerë të gjuhës ruse në Ukrainë. Partia e saj nacionaliste ”Svoboda” dyshon për një lidhje ruse me vrasjen.
Presidenti Volodymyr Zelensky dënoi sulmin ndaj Farionit dhe udhëzoi Klymenkon dhe shefin e Shërbimit të Sigurisë Vasyl Maliuk për të zbuluar krimin. Farion u plagos rëndë nga një e shtënë jashtë shtëpisë së saj të premten në mbrëmje. Mjekët në spital luftuan më kot për t’i shpëtuar jetën.
Klymenko sheh një lidhje midis vrasjes dhe aktiviteteve të Farionit në komunitet.Farion kishte pasur edhe përplasje me gjyqësorin ukrainas për shkak të deklaratave të saj kundër popullatës rusishtfolëse. Pas protestave të studentëve, ajo humbi përkohësisht pozicionin e saj në universitet, ku filologia jepte mësim gjuhën ukrainase.(Fatosi)