Xi Jinping jep udhëzime të rëndësishme për shembjen e urës në Shaanxi
2024-07-22 20:33:36

Presidenti kinez Xi Jinping ka kërkuar përpjekje maksimale shpëtimi dhe ndihme për të mbrojtur jetën dhe pronën e njerëzve pas shembjes së një ure në provincën Shaanxi të Kinës Veriperëndimore.

foto: VCG

foto: VCG

Ura, e cila ndodhej në kontenë Zhashui të qytetit Shangluo, u shemb të premten rreth orës 20:40, për shkak të përmbytjeve të papritura të shkaktuara nga reshjet e mëdha. Deri në mesditën e së shtunës, 12 veta kishin humbur jetën dhe 31 të tjerë ishin të zhdukur.

Përparësi e menjëhershme janë operacionet e shpëtimit, duke bërë çdo përpjekje për të kërkuar të zhdukurit dhe për të minimizuar numrin e viktimave, tha Xi, duke kërkuar gjithashtu përpjekje për të ndihmuar familjet e prekura.

Ai theksoi rëndësinë e përpjekjeve të mirëplanifikuara të shpëtimit dhe të parandalimit të katastrofave dytësore.

Xi nënvizoi se, me afrimin e periudhës kritike të kontrollit të përmbytjeve, është e domosdoshme që rajonet dhe departamentet përkatëse të jenë jashtëzakonisht vigjilente, të përmbushin detyrat e tyre, të përmirësojnë sistemet e monitorimit e mekanizmat e paralajmërimit të hershëm, të forcojnë inspektimet dhe të zbatojnë masat e ndryshme për të garantuar sigurinë e jetës dhe të pronës së njerëzve. (Li Huailiang/Artan)