Kina nis një ekspeditë shkencore në burimet e lumenjve
2024-07-22 17:21:04

Shkencëtarët kinezë u nisën të shtunën në një ekspeditë për të hetuar burimet ujore dhe mjedisin ekologjik në rajonet kryesore të lumenjve Jance dhe Lancang, njofton Xinhua.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Ekspedita, e përbërë nga rreth 20 anëtarë, do të kryejë hetime shkencore mbi hidrologjinë e lumenjve, ekologjinë e ujit, erozionin e tokës, akullnajat dhe ngricat e përhershme në provincën Qinghai të Kinës veriperëndimore. Projektet kryesore kërkimore përfshijnë vlerësimin e stokut të karbonit të ligatinave, vlerësimin e ndikimeve të shkrirjes së ngricës së përhershme në pllajë dhe matjen e trashësisë së ngrirjes së përhershme në akullnajat.

Ekspedita në terren organizohet bashkërisht nga Instituti i Kërkimeve Shkencore të Lumit Jance (CRSRI) i Komisionit të Burimeve Ujore Jance, së bashku me organizata të tjera. Ajo do të zgjasë 10 ditë.

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Foto:Xinhua

Ai do të çojë më tej të kuptuarit e gjendjes aktuale të mjedisit ekologjik në rajonet kryesore të dy lumenjve dhe do të sigurojë të dhëna bazë për projektet kërkimore duke përfshirë mbrojtjen e lumit Jance dhe ndërtimin e Parkut Kombëtar Sanjiangyuan, tha kryeinxhinieri i CRSRI. Xu Ping.

Qinghai është shtëpia e zonës Sanjiangyuan, e cila përmban burimet e tre lumenjve kryesorë të Kinës: lumi Jance, më i gjati në Kinë; lumi i Verdhë, i dyti më i gjatë; dhe lumi Lancang, i cili njihet si lumi Mekong pasi rrjedh nga Kina.

Si pjesë të rëndësishme të ekosistemit të Rrafshnaltës Qinghai-Xizang, rajonet kryesore të lumenjve Jance dhe Lancang luajnë një rol vendimtar në mbrojtjen e burimeve ujore, mbrojtjen e biodiversitetit dhe sigurimin e stabilitetit ekologjik. Ekspeditat shkencore vjetore në burimin e lumit Jance janë kryer që nga viti 2012. (Fatosi)