Kina rrit rrjetin për shëndetin e të porsalindurve dhe parandalimin e defekteve të lindjes
2024-07-22 15:18:21

Sipas një simpoziumi mbi bashkëpunimin dhe komunikimin e sëmundjeve të rralla, Kina ka forcuar sistemin e saj të parandalimit të defekteve të lindjes, me vendin që tani mburret me mbi 4,000 agjenci të dedikuara për testet e shqyrtimit prenatal dhe më shumë se 3,000 agjenci që ofrojnë ekzaminime paramartesore dhe para shtatzënisë, njofton CGTN.

Foto:VCG

Foto:VCG

Numri i institucioneve të diagnostikimit prenatal në Kinë ka kaluar 500, ndërsa 259 qendra janë të dedikuara për shqyrtimin e sëmundjeve të të porsalindurve.

Aktualisht janë mbi 8,000 defekte të identifikuara në lindje, me një pjesë të dukshme të tyre që klasifikohen si sëmundje të rralla, sipas Shen Haiping, nënkryetar i departamentit të shëndetit të nënës dhe fëmijës të Komisionit Kombëtar të Shëndetit.

"Përmirësimi i parandalimit dhe trajtimit të defekteve të lindjes është thelbësor për përmirësimin e diagnostikimit dhe trajtimit të sëmundjeve të rralla," tha Shen.

Kina ka përfshirë parandalimin e defekteve të lindjes si një element thelbësor në Përmbledhjen e saj të Kinës së Shëndetshme 2030 dhe ka lëshuar dokumente të shumta për të dhënë udhëzime për institucionet mjekësore që të ofrojnë shërbime të barabarta, të aksesueshme, me cilësi të lartë dhe efikase për parandalimin e defekteve të lindjes.

Aktualisht, gjithsej 24 provinca në mbarë vendin ofrojnë ekzaminime falas paramartesore dhe 23 provinca ofrojnë ekzaminime falas para shtatzënisë. Falë përpjekjeve për rritjen e shqyrtimit, diagnostikimit dhe ndërhyrjes prenatale, shkalla e depistimit prenatal në Kinë është rritur në 91.3 për qind.

Foto:VCG

Foto:VCG

Shkalla e vdekshmërisë foshnjore dhe shkalla e vdekshmërisë në mesin e fëmijëve nën pesë vjeç e shkaktuar nga defektet e lindjes kanë rënë të dyja më shumë se 30 përqind në mbarë vendin, krahasuar me pesë vjet më parë, tha Shen.Përpjekje të mëtejshme do të bëhen për të përmirësuar parandalimin dhe trajtimin e defekteve të lindjes, si dhe për të përmirësuar diagnostikimin dhe trajtimin e sëmundjeve të rralla, për të përmbushur më mirë aspiratën e publikut për të pasur fëmijë të shëndetshëm, shtoi Shen.(Fatosi)