Ministria e Jashtme: Kina do të integrohet më aktivisht në ekonominë ndërkombëtare
2024-07-22 17:47:32

Kina do të ndjekë një politikë të hapjes së nivelit të lartë ndaj botës dhe do të integrohet me më shumë vendosmëri në ekonominë ndërkombëtare, u shpreh zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Kinës Mao Ning në një konferencë shtypi të hënën.

foto: VCG

foto: VCG

Ajo i tha këto kur iu kërkua të komentonte mbi thëniet e disa mediave se plenumi i tretë i Komitetit Qendror të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), që u mbajt javën e kaluar në Pekin e që tërhoqi vëmendje të madhe ndërkombëtare, ka një rëndësi të madhe jo vetëm për zhvillimin e Kinës, për edhe për mbarë botën.

Mao Ning tha se plenumi i tretë i Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së ishte një mbledhje shumë e rëndësishme, e cila analizoi thellësisht situatat dhe problemet e reja në promovimin e modernizimit të stilit kinez dhe bëri një planifikim sistematik për thellimin e mëtejshëm të reformës, duke i ofruar një dritare të rëndësishme komunitetit ndërkombëtar për të vëzhguar zhvillimin me cilësi të lartë dhe hapjen e lartë ndaj botës të Kinës në epokën e re.

foto: VCG

foto: VCG

Aktualisht, globalizimi ekonomik përballet me sfida të mëdha. Kundërshtimi i unilateralizmit dhe proteksionizmit, ruajtja e rendit ekonomik global dhe e sigurisë së zinxhirëve të industrisë e të furnizimit janë përgjegjësi të përbashkëta të të gjitha vendeve.

Promovimi nga Kina i një hapjeje të nivelit të lartë ndaj botës bazohet jo vetëm në praktikën e suksesshme të nxitjes së reformës dhe zhvillimit nëpëmjet hapjes, por edhe nga kuptimi i ligjeve të zhvillimit ekonomik dhe ndjekja e prirjes së kohëve, duke treguar vendosmërinë dhe përgjegjësinë e saj për të ndarë mundësitë me botën.

Kina do të integrohet më aktivisht në ekonominë ndërkombëtare, duke nxitur modernizimin e stilit kinez me anë të thellimit të reformës, në veçanti hapjes së nivelit të lartë ndaj botës, për të ofruar më shumë përfitime për botën nga hapja dhe për të nxitur zhvillimin paqësor, bashkëpunimin me përfitime të ndërsjella e begatinë e përbashkët, për modernizmin e mbarë botës. (Li Huailiang/Artan)