Përmasa e transmetimit të Olimpiadës së Parisit nga CMG-ja do të shënojë rekord
2024-07-22 18:49:01


foto: CMG

Grupi Mediatik i Kinës (CMG) po përgatitet për transmetimin e Lojërave Olimpike të Parisit 2024, ceremonia e hapjes së të cilave do të mbahet më 26 korrik. Si një nga transmetuesit kryesorë të miratuar nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), CMG-ja do të shënojë një rekord për përmasën e saj të transmetimit të Olimpiadës së Parisit.

CMG-ja ka nënshkruar marrëveshje transmetimi për këtë veprimtari ndërkombëtare që zhvillohet një herë në katër vjet me platformën e argëtimit të kompanisë "China Mobile", "Migu", dhe platformat e njohura të videove, si "Douyin", "Kuaishou" e "Tencent", duke tejkaluar të gjitha Lojërat Olimpike të mëparshme nga ana e numrit të platformave dhe vëllimit të kontratave.

foto: CMG

Deri tani CMG-ja ka nënshkruar kontrata reklamash me rreth 50 kompani, duke përfshirë ato vendëse dhe ndërkombëtare, për transmetimin e Lojërave të Parisit. Marka e famshme kineze e makinave, "Hongqi", ka fituar të drejtat e emërtimit për programin e posaçëm olimpik të CMG-së "Krenaria e Kinës." Kompani të tjera vendase, si Grupi "Alibaba", furnizuesi i ujit të paketuar "Nongfu Spring", dhe grupi i qumështit "Yili", janë regjistruar si "partnerë të artë" të CMG-së. Posta e Kinës dhe platforma e rekrutimit në internet "BOSS Zhipin" gjithashtu kanë bashkëpunuar me CMG-në, veçanërisht për transmetimet e pingpongut, badmintonit dhe veprimtarive të tjera individuale.

foto: CMG

foto: CMG

CMG-ja ka arritur po ashtu marrëveshje me shumë kompani të njohura ndërkombëtare, si "Amway", "Coca-Cola", BMW, "Budweiser", "Shell", "Adidas" etj. (Li Huailiang/Artan)