Kompanitë e Hondurasit fillojnë të eksportojnë karkaleca me këmbë të bardha në Kinë
2024-07-22 15:27:41

Një ceremoni nisjeje për grupin e parë të karkalecave me këmbë të bardha nga Hondurasi në Kinë është mbajtur në qytetin jugor Choluteca, njofton Xinhua.

Foto:VCG

Foto:VCG

Hondurasi është i kënaqur për mundësinë për të bashkëpunuar me Kinën, tha Luis Redondo, president i Kongresit Kombëtar të Hondurasit në ceremoninë e mbajtur të premten. Në të morën pjesë edhe ministri i Jashtëm i Hondurasit Enrique Reina dhe ambasadori kinez në Honduras Yu Bo. Kongresi Kombëtar i Hondurasit do të vazhdojë të ndihmojë në promovimin e bashkëpunimit pragmatik midis dy vendeve, tha Redondo.

Reina falënderoi Kinën për mbështetjen e saj në zhvillimin e Hondurasit, duke konfirmuar se bashkëpunimi pragmatik midis vendeve ka injektuar një shtysë të fortë në zhvillimin ekonomik dhe social të vendit dhe ka përfituar popullin e tij.

Foto:VCG

Foto:VCG

Eksporti i karkalecave të bardha me cilësi të lartë nga Hondurasi në Kinë është një tjetër arritje e rëndësishme e bashkëpunimit pragmatik midis vendeve dhe një shembull i gjallë sesi vendosja e marrëdhënieve diplomatike ka përmirësuar mirëqenien e dy popujve, tha Yu.

Grupi i parë i karkalecave të bardha të eksportuara në Kinë arriti në 36 tonë. Eksporti është i favorshëm për promovimin e punësimit dhe përmirësimin e jetës së njerëzve në Honduras, kanë thënë përfaqësues të ndërmarrjeve të karkalecave honduras. (Fatosi)