Nis gara ndërkombëtare e kanotazhit në Dalian të Kinës verilindore
2024-07-22 15:23:08

Gara e parë Ndërkombëtare e Kanotazhit për Kupën e Marinës, e cila po organizohet nga Marina Kineze, filloi të dielën në qytetin bregdetar të Dalian, provincën Liaoning të Kinës verilindore, njofton Xinhua. Atashetë ushtarakë nga 35 vende të huaja të vendosura në Kinë morën pjesë në ceremoninë e hapjes.

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjithsej 16 ekipe lundrimi nga akademitë dhe shkollat detare që përfaqësojnë Kinën dhe tetë vende të tjera, duke përfshirë Brazilin, Kilin, Iranin dhe Rusinë, do të garojnë gjatë veprimtarisë katër-ditore.

Me temë "besimi, çiltërsia, bashkëpunimi dhe përfitimi i ndërsjellë", gara synon të ndërtojë një platformë për shkëmbimet detare që integron trajnimin, konkurrencën, ndërveprimin dhe ekspozitën. Një sërë aktivitetesh, duke përfshirë një pritje dhe vizita në objekte ushtarake, do të organizohen gjithashtu për të nxitur shkëmbimet dhe bashkëpunimin.

Foto:CMG

Foto:CMG

(Fatosi)