Ekuipazhi i "Shenzhou-18" vazhdon eksperimentet pas ecjes së dytë në hapësirë
2024-07-22 14:07:32

Ekuipazhi i "Shenzhou-18" në stacionin hapësinor të Kinës ka përfunduar zëvendësimin e mostrave eksperimentale dhe stërvitjet emergjente për humbjen e presionit të brendshëm, pas ecjes së dytë në hapësirë këtë muaj.

Foto:VCG

Foto:VCG

Astronautët zëvendësuan gjithashtu filtrin shtojcë eksperimental në kabinetin e djegies të modulit të laboratorit hapësinor. Pritet të kryhen edhe eksperimente të tjera, si ato për mekanizmat e zierjes për transferimin e nxehtësisë dhe të përforcimit.

Astronautët Ye Guangfu, Li Cong dhe Li Guangsu iu nënshtruan njohjes dhe vlerësimit emocional. Treshja plotësoi pyetësorë mbi tema të tilla si "gjendjet e humorit" dhe "gjendjet emocionale pozitive dhe negative", duke kryer teste të parapëlqimit të ngjyrave dhe të imazhit emocional. Studiuesit në Tokë do të vlerësojnë gjendjet e tyre emocionale në bazë të rezultateve.

Foto:VCG

Foto:VCG

Në bashkëpunim me kërkuesit shkencorë në Tokë, ekuipazhi i "Shenzhou-18" kreu stërvitje që kryesisht simulojnë situatën emergjente kur stacioni hapësinor goditet nga mbeturinat hapësinore dhe përballet me depresion të brendshëm.

Foto:VCG

Foto:VCG

Gjatë qëndrimit gjashtëmujor në stacionin hapësinor, austronautët e "Shenzhou-18" planifikohet të kryejnë më shumë se 90 eksperimente.(Zhang Yan/Artan)