BE-ja dënon rezolutën e Parlamentit izraelit kundër krijimit të shtetit palestinez
2024-07-21 16:04:25

Flamujt e BE-se (Foto Anadolu)

Flamujt e BE-se (Foto Anadolu)

Bashkimi Europian dënoi rezolutën e fundit të parlamentit izraelit që kundërshton krijimin e një shteti palestinez, duke theksuar se zgjidhja me dy shtete mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt paqes dhe sigurisë në Lindjen e Mesme.,

“Ekziston një konsensus i fortë në komunitetin ndërkombëtar se e vetmja zgjidhje e qëndrueshme që do të sjellë paqe dhe siguri në Lindjen e Mesme është zgjidhja me dy shtete”,- bëri të ditur blloku në një deklaratë me shkrim.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

BE-ja ripohon angazhimin e saj për arritjen e paqes së qëndrueshme nëpërmjet një zgjidhjeje me dy shtete, siç përshkruhet nga rezolutat 2735, 2728, 2720 dhe 2712 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, duke siguruar që palestinezët dhe izraelitët të mund të jetojnë në siguri dhe dinjitet, vuri në dukje deklarata, cituar nga “ATSH”.

Blloku mban qëndrimin e tij për mos të njohur ndryshimet në kufijtë e vitit 1967, përveçse nëse bihet dakord nga të dyja palët, theksohet më tej.

“Ne do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë aktive me partnerët ndërkombëtarë dhe rajonalë drejt ringjalljes së një procesi politik për këtë qëllim. Një rrugë e besueshme drejt shtetësisë palestineze është komponent thelbësor i këtij procesi politik. Pa shpresë dhe pa horizont për popullin palestinez, vetëm sa do të thellohej konflikti”,- nënvizoi blloku europian.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke shpërfillur një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon armëpushim të menjëhershëm, Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij në Rripin e Gazës që nga një sulm i 7 tetorit nga Hamasi. (Irma)