Pekini raportoi vëllim rekord të tregtisë së jashtme në gjysmën e parë të vitit
2024-07-21 16:39:37

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeqyteti kinez, Pekini, raportoi vëllim rekord të tregtisë së jashtme prej 1.83 trilionë juanë (rreth 256.61 miliardë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të vitit, treguan të dhënat nga Zyra lokale e Doganave, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjatë kësaj periudhe, vëllimi i importit dhe eksportit u rrit me 3.6 për qind në baza vjetore dhe përbënte 8.7 për qind të totalit të Kinës, sipas Doganave të Pekinit.

Në gjashtë muajt e parë të vitit, industritë në zhvillim u bënë kontribues të rëndësishëm në rritjen e eksporteve në Pekin, duke zënë 27.8 për qind të vëllimit total të eksporteve të qytetit.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Midis këtyre industrive në zhvillim, sektorët e baterive litium-jon dhe telefonave celularë raportuan rritje përkatëse të eksportit prej 92.3 për qind dhe 57.8 për qind.

Nga janari deri në qershor, vlera totale e eksportit të produkteve të markave vendase të Pekinit arriti në 113.48 miliardë juanë, duke shënuar një normë rritjeje prej 17.9 për qind. (Irma)