Rigjallërimi i një lumi në Kinën Veriore
2024-07-21 12:02:10

 

Lumi Fenhe, dega e 2-të më e madhe e Lumit të Verdhë, që njihet si “lumi nënë” për kinezët, ka pasur një ndotje të rëndë përgjatë viteve. Menaxhimi i lumit është një çështje jashtëzakonisht e ndërlikuar sistemike. Sfidat nga menaxhimi i lumit Fenhe ishin një mikrokozmos i vështirësive në menaxhimin dhe mbrojtjen e lumenjve dhe liqeneve.

 

Në tetor të vitit 2016, kryetari i shtetit i Kinës Xi Jinping drejtoi takimin e 28-të të Grupit Qendror Udhëheqës për Thellimin e Gjithanshëm të Reformave, i cili miratoi "Opinionet mbi zbatimin e plotë të sistemit të kryetarëve të lumenjve."

 

Termi "sistem i kryetarëve të lumenjve" ishte relativisht i panjohur në vitin 2017, kur filloi publikimi i propozimeve, objektivave dhe sistemeve në të gjithë Kinën. Deri në fund të qershorit 2018, u vendosën tabelat e informacionit buzë lumenjve në mbarë vendin, duke i njoftuar njerëzit se për çdo lumë ishte caktuar një kryetar i veçantë.

 

Gjashtë muaj më vonë, u publikua edhe sistemi i kryetarëve të liqeneve dhe mbi 1.2 milionë kryetarë lumenjsh dhe liqenesh në 5 nivele - provincë, qytet, konte, qytezë dhe fshat - morën postet e tyre.

 

Me "sistemin e kryetarëve të lumenjve", mjedisi i lumit Fenhe është përmirësuar mjaft.

 

Gjatë shtatë vjetëve të fundit, sistemi i kryetarëve të lumenjve dhe liqeneve, një zgjidhje kineze për çështjet ujore komplekse, është përmirësuar vazhdimisht nëpërmjet praktikave, duke çuar në krijimin e lumenjve dhe liqeneve të bukura. (Jiang Lei)