Kina do të nxisë përmirësimet e pajisjeve dhe tregtimin e mallrave të konsumit
2024-07-21 16:46:18

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina do të zgjerojë politikat për të inkurajuar përmirësimet në shkallë të gjerë të pajisjeve dhe tregtimin e mallrave të konsumit, për të shfrytëzuar më mirë potencialin e kërkesës së brendshme, u bë e ditur në një takim ekzekutiv të Këshillit të Shtetit, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kryeministri Li Qiang, i cili kryesoi takimin, theksoi përpjekjet për të optimizuar masat mbështetëse për projektet e përmirësimit të pajisjeve dhe zgjerimin e fushës së mbështetjes për të përfshirë sektorët e energjisë, reduktimin e karbonit dhe përmirësimet e sigurisë në industritë kryesore.

“Kina do të ofrojë mbështetje të mëtejshme për heqjen dhe përmirësimin e anijeve të vjetra operative dhe kamionëve të vjetër operativë, do të rrisë standardet e subvencionimit për rinovimin e makinerive bujqësore dhe autobusëve me energji të re dhe do të rrisë raportin e subvencionimit për kreditë për përmirësimin e pajisjeve”,- u bë e ditur në takim.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Po ashtu, takimi shqyrtoi dhe miratoi projektrregulloret për çështjet e ish-ushtarakëve, duke përfshirë punësimin, strehimin, sigurimet shoqërore dhe aftësimin profesional. (Irma)