Përdorimi i energjisë në Kinë u rrit me 5.8 për qind në qershor
2024-07-21 16:16:05

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Konsumi i energjisë elektrike në Kinë, një barometër kyç i aktivitetit ekonomik, regjistroi rritje të fuqishme në qershor, sipas të dhënave zyrtare të publikuara nga Administrata Kombëtare e Energjisë, cituar nga “Xinhua”.

Përdorimi i energjisë u rrit me 5.8 për qind në baza vjetore në 820.5 miliardë kilovat-orë (kWh) muajin e kaluar.

Energjia e konsumuar nga industritë parësore dhe dytësore u rrit përkatësisht me 5.4 për qind dhe 5.5 për qind në baza vjetore.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Konsumi i energjisë në sektorin terciar u rrit me 7.6 për qind. Përdorimi i energjisë rezidenciale në Kinë në qershor regjistroi një rritje prej 5.2 për qind nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar, duke arritur në 116.6 miliardë kWh.

Në gjysmën e parë të vitit, përdorimi i energjisë në vend u rrit me 8.1 për qind në afro 4.66 trilion% kWh, sipas të dhënave.

Prodhimi i brendshëm bruto i Kinës u rrit me 5 për qind në baza vjetore në rreth 61.68 trilionë juanë (rreth 8.65 trilionë dollarë amerikanë) në gjysmën e parë të vitit, treguan të dhënat nga Zyra Kombëtare e Statistikave (NBS).

Foto nga VCG

Foto nga VCG

“Në përgjithësi, ekonomia kombëtare vazhdoi përmirësimin në mënyrë të qëndrueshme në gjysmën e parë të vitit”,- tha një zëdhënës i NBS-së, ndërsa komentoi ecurinë ekonomike, duke përmendur mbështetjen nga stimujt e politikave, rimëkëmbjen e kërkesës së jashtme dhe zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore.

Të dhënat treguan gjithashtu se prodhimi industrial me vlerë të shtuar në Kinë, një tregues i rëndësishëm ekonomik, u rrit me 5.3 për qind në baza vjetore në qershor. (Irma)