CMG-ja: Ç’do të thotë më shumë fuqi inovative kineze për zhvillimin e botës?
2024-07-21 12:54:33

Foto nga VCG

Foto nga VCG

 

Tani, “forcat e reja prodhuese cilësore” është bërë një shprehje “e nxehtë” për sa i përket ekonomisë kineze. Në plenumin e 3-të të Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës, u hartuan planet e reja për thellimin e mëtejshëm e të gjithanshëm të reformave në Kinë, duke theksuar që duhet të zhvillohen mekanizmi dhe sistemi për forcat e reja prodhuese cilësore.

 

Analistët janë të mendimit që kjo tregon vendosmërinë e Kinës për thellimin e reformave përkatëse, me synim që krijohet një mjedis i mirë sistemor për përgatitjen, zhvillimin dhe fuqizimin e forcave të reja prodhuese cilësore, duke ofruar energji të fuqishme për zhvillimin cilësor dhe për modernizimin kinez, thuhet në një koment të CMG-së.

 

Ish-drejtori i Zyrës së Politikave Ekonomike dhe Tregtare të Londrës, John Ross, vuri në dukje që, në një kohë kur Kina po përshpejton zhvillimin e forcave të reja prodhuese cilësore, produktet kineze do të integrohen më mirë me zinxhirët globalë industrialë e të furnizimit dhe lidhjet ekonomike të Kinës me vendet e tjera do të thellohen më tej. Kjo jo vetëm që do të forcojë aftësinë e inovacionit të Kinës dhe do të ndihmojë në përmirësimin cilësor të ekonomisë, por gjithashtu do të sjellë një impuls të ri për rimëkëmbjen ekonomike globale.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kompanitë ndërkombëtare, menjëherë pas paraqitjes së konceptit të forcave të reja prodhuese cilësore, e kuptuan që kjo do të thotë mundësi më të mëdha tregu dhe rritën investimet e tyre në Kinë. Në gjysmën e parë të këtij viti, përqindja e investimeve në industrinë e prodhimit të teknologjisë së lartë të Kinës dhe numri i ndërmarrjeve të reja me investime të huaja vazhduan të rriten.

 

Sipas tyre, ato do të marrin përfitime më të mëdha nga kultivimi i thellë i supertregut të Kinës, duke u fokusuar në teknologjitë, nevojat e formatet e reja të biznesit dhe duke marrë pjesë në modernizimin kinez.


Foto nga VCG

Foto nga VCG

Mund të parashikohet që, ndërsa Kina thellon reformat në mënyrë të gjithanshme, forcat e reja prodhuese cilësore do të marrin hov më të madh dhe do të ndihmojnë në zhvillimin me cilësi të lartë dhe në modernizimin kinez, duke i sjellë gjallëri të mëtejshme ekonomisë botërore, e mbyll komentin e vet CMG-ja.