
Joe Biden (Foto Rtsh)
Presidenti amerikan, Joe Biden, bëri thirrje për unitet partiak për të përballuar atë që e quajti vizion të errët të ish-presidentit Donald Trump, duke synuar të ndalë presionin nga demokratët në nivelet më të larta që ai të tërhiqet nga zgjedhjet e 2024-s, bën të ditur “RTSH”.

Foto nga VCG
“Mezi pres që të rikthehem në fushatën elektorale javën e ardhshme dhe të vazhdoj të mund Donald Trumpin”,- deklaroi presidenti amerikan, duke hedhur poshtë zërat për tërheqjen e tij të afërt.
Ndërkohë, shtatë senatorë demokratë kanë shkruar një letër të hapur, duke i bërë thirrje Biden-it të tërhiqet nga gara presidenciale.

Foto nga VCG
Ndërsa e vlerësojnë për një jetë shërbimi publik të shquar ndaj kombit amerikan, senatorët thonë se është koha për t'ia kaluar stafetën brezit të ardhshëm të liderëve demokratë. (Irma)
