OKB: Mbi 1.4 milionë refugjatë janë kthyer në Sudanin e Jugut në 5 vjet
2024-07-21 17:05:52

Sudani i Jugut (Foto Ahram.org)

Sudani i Jugut (Foto Ahram.org)

Më shumë se 1.4 milionë refugjatë janë kthyer në Sudanin e Jugut nga nënshkrimi i një marrëveshjeje të rigjallëruar të paqes në tetor 2018 dhe 31 maj 2024, njoftoi Agjencia e OKB-së për Refugjatët, citon “Xinhua”.

Ka 2.2 milionë refugjatë nga Sudani i Jugut në rajon, duke përfshirë Kenian, Ugandën, Sudanin, Etiopinë, Republikën Demokratike të Kongos dhe Republikën e Afrikës Qendrore, sipas një raporti të përbashkët të publikuar nga Komisioneri i Lartë i OKB-së për Refugjatët (UNHCR) dhe Komisioni i Ndihmës dhe Rehabilitimit të Sudanit të Jugut (RRC).

Uganda është duke pritur numrin më të madh të refugjatëve nga Sudani i Jugur, me 939.538, e ndjekur nga Sudani, 668.847; Etiopia, 422.107; Kenia, 181.963; Republika Demokratike e Kongos (DRC), 53.621; dhe Republika e Afrikës Qendrore, 2813, thuhet në raport.

Sipas UNHCR-së, arsyet më të përmendura për kthimin në shtëpi nga vendet e azilit përfshinin ribashkimin me anëtarët e familjes, përmirësimin e situatës së sigurisë në Sudanin e Jugut dhe vlerësimin e tokës, pronës dhe banesave.

Arsyet e përmendura nga refugjatët për t'u larguar nga vendet e tyre të azilit ishin pasiguria; mungesa e punësimit dhe e aktiviteteve ekonomike, si dhe reduktimi i racionit ushqimor në kampet e refugjatëve.

Raporti bëri të ditur se 41.600 persona nga Sudani i Jugur u kthyen në shtëpi në maj, një rritje e lehtë nga një muaj më parë.  (Irma)