Gjykatat kineze raportojnë rritje më të ngadaltë të numrit të çështjeve në gjysmën e parë të vitit
2024-07-21 16:36:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina pati rritje më të ngadaltë të numrit të çështjeve të trajtuara nga gjykatat në të gjithë vendin gjatë gjysmës së parë të vitit, falë përpjekjeve për të zgjidhur mosmarrëveshjet përmes ndërmjetësimit para procesit gjyqësor, bëri të ditur Gjykata e Lartë Popullore (SPC), citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Gjykatat kineze trajtuan rreth 23.176 milionë çështje nga janari në qershor, 3.9 për qind më shumë në baza vjetore. Kjo normë rritjeje është 13.44 pikë përqindje më e ulët se ajo e së njëjtës periudhë të vitit të kaluar, sipas të dhënave të publikuara nga gjykata.

Në gjysmën e parë të vitit, ndërmjetësit e ftuar nga gjykatat në të gjithë Kinën pranuan 9.06 milionë çështje, një rritje prej 12.3 për qind në baza vjetore, me 72.27 për qind të çështjeve të zgjidhura me sukses.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zgjidhja e rasteve përmes ndërmjetësimit para procesit gjyqësor pasqyron një përpjekje mbarëkombëtare për të zgjidhur mosmarrëveshjet sociale në nivel komuniteti. (Irma)