Dërgohet ekip shpëtimi në veriperëndim të Kinës pas shembjes së urës së autostradës
2024-07-21 16:00:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një ekip u dërgua në provincën Shaanxi të Kinës veriperëndimore për të drejtuar përpjekjet e shpëtimit pas shembjes së pjesshme të një ure autostrade, njoftoi Ministria e Menaxhimit të Emergjencave, citon “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ekipi Kombëtar Gjithëpërfshirës i Zjarrit dhe Shpëtimit i Kinës dërgoi 736 persona, 76 automjete, 18 varka dhe 32 drone për të kryer përpjekjet e shpëtimit.

Të paktën dymbëdhjetë persona u konfirmuan të vdekur deri mëngjesin e të shtunës pas shembjes së pjesshme të urës së autostradës.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ura, e ndodhur në qarkun Zhashui në qytetin Shangluo, u shemb mbrëmjen e të premtes për shkak të reshjeve të shiut dhe përmbytjeve. (Irma)