Shumica e demokratëve mendojnë se Kamala Harris do të bëhej një presidente e mirë
2024-07-21 16:26:49

Kamala Harris (Foto Rtsh)

Kamala Harris (Foto Rtsh)

Ndërsa presidenti Joe Biden përballet me një presion në rritje për të hequr dorë nga kandidimi në zgjedhje, shumica e demokratëve mendojnë se zëvendëspresidentja Kamala Harris do të bëhej vetë një presidente e mirë.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Një sondazh nga Qendra AP-NORC për Kërkimin e Çështjeve Publike zbuloi se rreth 6 në 10 demokratë besojnë se Kamala Harris do të bënte një punë të mirë si presidente. Rreth 2 në 10 demokratë nuk besojnë se do ta bënte dhe 2 në 10 të tjerë thonë se nuk dinë mjaftueshëm për të dhënë një përgjigje, përcjell “RTSH”.

Që nga debati i parë i Biden-it më 27 qershor, shumë demokratë privatisht dhe madje hapur i kanë kërkuar Harrisit që të ndërhyjë dhe ta pasojë Joe Biden si kandidate presidenciale e partisë, duke besuar se ajo ka një shans më të mirë kundër kandidatit republikan, Donald Trump.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Nga ana e saj, Harris i ka qëndruar plotësisht besnike Bidenit, duke qenë një nga mbrojtëset e tij pas performancës katastrofike të debatit. (Irma)