Gjermania refuzon thirrjen e Ukrainës për të rrëzuar raketat ruse
2024-07-20 11:11:18

Olaf Scholz dhe Volodymyr Zelensky (Foto ATSH)

Olaf Scholz dhe Volodymyr Zelensky (Foto ATSH)

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, hodhi poshtë thirrjen e presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, për aleatët perëndimorë, që të rrëzojnë raketat dhe dronët rusë mbi territorin ukrainas, shkruan “ATSH”.

Në samitin e Komunitetit Politik Europian (EPC), në Britani, Scholz tha se një veprim i tillë, si dhe kërkesa e Zelensky për heqjen e kufizimeve në përdorimin e armëve perëndimore nga Ukraina në territorin rus, nuk mund të diskutohej.

Presidenti Zelensky më herët u kishte kërkuar fuqive perëndimore të mbronin hapësirën ajrore të Ukrainës, ashtu siç bënë me Izraelin kur Irani nisi një sulm masiv me raketa dhe dron në prill.

“Duhet të ekzistojë një vullnet kolektiv për t’i rrëzuar ato ashtu siç ishte me raketat dhe dronët iranianë”,- tha Zelensky. (Elona)