Pekini do të ndërtojë një park inovativ farmaceutik
2024-07-20 11:04:13

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pekini ka në plan ndërtimin e një parku ndërkombëtar inovacioni farmaceutik në një periferi jugore dhe synon të tërheqë shkencëtarë globalë në mjekësi dhe shëndetësi, bën të ditur “Xinhua”.

Parku do të vendoset në Zonën e Zhvillimit Ekonomiko-Teknologjik të Pekinit, i quajtur gjithashtu Pekin “E-Town”, u njoftua në Konferencën e Tretë të Forumit Global të Shëndetit të Forumit Boao për Azinë, që përfundoi të enjten.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Me një sipërfaqe të planifikuar prej 5.8 km katrorë, parku do të përmbajë një grup të selive të korporatave ndërkombëtare dhe do të fokusohet në nxitjen e spitaleve të specializuara të klasit botëror dhe industrive të lidhura me mjekësinë.

Parku do të synojë fusha të shëndetësisë, si biologjia sasiore sintetike, teknologjia e sekuencës së gjeneratës së re dhe teknologjia terapeutike e redaktimit të gjeneve, tha Kong Lei, drejtor i komitetit të menaxhimit të “Pekin E-Town”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

"Parku do të tërheqë shkencëtarë strategjikë, liderë të klasit botëror dhe ekipe të inovacionit në shkencë dhe teknologji nga e gjithë bota",- tha Kong. (Elona)