Arkëtimet verore në Kinë tejkalojnë shifrën 5 miliardë juanë
2024-07-20 11:27:34

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Arkëtimet verore në Kinën kontinentale e kaluan shifrën 5 miliardë juanë (rreth 701 milionë dollarë amerikanë) të enjten, sipas të dhënave nga platforma e shitjes së biletave “Maoyan”, shkruan “Xinhua”. 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Lista kryesohet nga filmi krim mister “A Place Called Silence”, i cili debutoi më 3 korrik dhe ka fituar rreth 1 miliard juanë (përfshirë para-shitjet), duke përbërë rreth 19.8 për qind të arkëtimeve sezonale. Pas tij, renditet komedia “Successor”, me dyshen e njohur komike Shen Teng dhe Ma Li. Filmi, i cili u shfaq premierë më 16 korrik, ka fituar mbi 928 milionë juanë, duke përbërë rreth 18.5 për qind të totalit. Shfaqjet paraprake të filmit më 13 dhe 14 korrik i çuan të ardhurat ditore të arkëtimeve në Kinën kontinentale në mbi 300 milionë juanë, duke shënuar rastin e parë që nga 3 maji i këtij viti që arkëtimet ditore të arrinin këtë prag historik. Nxitur nga performanca e tij e fuqishme, si “Maoyan” ashtu edhe “Beacon”, një tjetër platformë për të dhënat e filmit, kanë rishikuar parashikimet e tyre totale të arkëtimeve për “Successor” në rreth 3.7 miliardë juanë. Drama “Moments We Shared”, e projektuar më 22 qershor, ndodhet në vendin e tretë në renditjen sezonale me rreth 500 milionë juanë fitime nga shitjet e biletave. Periudha verore e shfaqjes së filmave, që shtrihet nga 1 qershori deri më 31 gusht, është sezoni më i gjatë i shfaqjes së filmave në Kinën kontinentale. Në vitin 2023, arkëtimet e verës arritën në 20.6 miliardë juanë.  (Elona)

Foto nga VCG

Foto nga VCG