CMG-ja: Thellimi i mëtejshëm i reformave të Kinës do të sjellë “mundësi të reja për botën”
2024-07-20 14:50:46

Foto nga VCG

Foto nga VCG

E gjitha bota i ka kthyer sytë nga Pekini, për të parë hartën e re të reformave të përpiluar nga Kina, ndërsa nga 15 deri më 18 korrik u zhvillua në Pekin plenumi i 3-të i Komitetit të 20-të Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

 

Arritja më e rëndësishme e këtij plenumi është miratimi i Rezolutës së Komitetit Qendror të PKK-së për Thellimin e Mëtejshëm të Reformës në Mënyrë të Gjithanshme për të Çuar Përpara Modernizimin Kinez, ku janë përcaktuar qartë objektivat kryesore, afatet dhe planet për thellimin e mëtejshëm dhe të gjithanshëm të reformave.

 

Rezoluta ka caktuar drejtimin e nxitjes së modernizimit kinez dhe i ka treguar botës vendosmërinë e Kinës për zbatimin e reformave deri në fund, si edhe mundësitë e përfitimeve të përbashkëta gjatë këtij procesi, theksohet në një koment të CMG-së.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Analistët mendojnë që kjo mbledhje është një gur i ri kilometrik për thellimin e reformave në Kinë. Revista europiane “Modern Diplomacy” vuri në dukje që “rëndësia e plenumit i ka kaluar kufijtë kombëtarë”.

 

Pse duhet të thellohen më tej reformat në mënyrë të gjithanshme? Nëse shohim gjendjen e jashtme, tani evolucioni i ndryshimeve të shekullit po përshpejtohet, situata gjeopolitike është serioze dhe rimëkëmbja ekonomike botërore është e dobët. Prandaj reforma është një masë e nevojshme për të përballuar rreziqet dhe sfidat e jashtme. Po të shohim gjendjen e brendshme, nxitja e modernizimit kinez përballet me shumë kontradikta e probleme të ndërlikuara dhe është e nevojshme të jepet një shtysë e fortë dhe garanci institucionale për modernizimin kinez, duke thelluar më tej reformat në një mënyrë të gjithanshme. Krahas kësaj, edhe teknologjia po sjell ndryshime të mëdha dhe palët e ndryshme gjenden përballë mundësive të reja, prandaj duhet të thellohen pandërprerë reformat për të kapur këto mundësi.

 

Mund të shohim që në këtë dokument është qartësuar objektivi kryesor i thellimit të mëtejshëm e të gjithanshëm të reformave, që të vazhdojë të përmirësohet e zhvillohet sistemi i socializimit me karakteristika kineze dhe të nxitet modernizimi i sistemit të administrimit shtetëror dhe forcimi i aftësisë së qeverisjes, vijon komenti i CMG-së. Në këtë dokument janë përcaktuar dy pika kohore: realizimi i modernizimit socialist deri në vitin 2035 dhe realizimi i detyrave të reformave të paraqitura në këtë dokument deri në vitin 2029, kur është 80-vjetori i krijimit të Republikës Popullore të Kinës.

 

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Krahas këtyre, janë paraqitur edhe mbi 300 masa të rëndësishme reformuese, me synim që të eliminohen defektet në konceptet e mendimet dhe në sistemet e mekanizmat për nxitjen e modernizimit të stilit kinez. Disa analistë kanë vënë në dukje që Kina është fokusuar te modernizimi kinez dhe thellimi i mëtejshëm e i gjithanshëm i reformave. Kjo përshtatet jo vetëm me kërkesat e popullit kinez për zhvillim, por edhe me kërkesat e popujve të botës për paqe dhe zhvillim. Është bërë më e qartë që Kina do të ofrojë mundësi të reja për botën me zhvillimin e vet të ri.

 

Reforma dhe hapja nuk do të ndalen. Gjatë rrugës së zhvillimit, bota e jashtme ka parë guximin dhe vendosmërinë e Kinës për të nxitur fuqimisht reformën dhe hapjen, si dhe përpjekjet e saj për të ofruar vazhdimisht mundësi për zhvillimin të botës. Modernizimi kinez po nxitet vazhdimisht në procesin e reformës e hapjes dhe gjithashtu do të hapë perspektiva të gjera për reformën dhe hapjen, në mënyrë që bota të ketë më shumë përfitime nga "mundësitë e Kinës", e mbyll komentin CMG-ja. (Jiang Lei)