Ministri i Jashtëm i Kinës bën thirrje për normalizimin e marrëdhënieve me Kanadanë
2024-07-20 15:28:21

Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Të premten, ministri i Jashtëm i Kinës Wang Yi zhvilloi bisedime me homologen e tij kanadeze Mélanie Joly, duke bërë thirrje që të dy vendet të kthehen në qëllimin origjinal të krijimit të partneritetit strategjik dhe të nxisin normalizimin e marrëdhënieve dypalëshe.

 

Wang theksoi që, vitet e fundit, marrëdhëniet ndërmjet Kinës dhe Kanadasë kanë pasur vështirësi e luhatje, çka nuk është gjendja që dëshiron Kina dhe që kërkon reflektim serioz nga pala kanadeze.

 

Sipas tij, Kina dhe Kanadaja, si dy vende të mëdha me ndikim të rëndësishëm në rajonin e Azi-Paqësorit, kanë interesa të gjerë të përbashkët dhe epërsi përplotësuese. Ruajtja e zhvillimi i marrëdhënieve dypalëshe u shërben interesave themelorë të të dy vendeve dhe popujve.

 

Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Të dy palët duhet ta shohin njëra-tjetrën në një dritë objektive e racionale, ta trajtojnë njëra-tjetrën me respekt, t’i trajtojnë diferencat mes tyre në frymën e kërkimit të bazës së përbashkët duke lënë mënjanë dallimet dhe të forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet parimeve të barazisë dhe përfitimeve të ndërsjella, theksoi Wang.

 

Nga ana e saj, ministrja e Jashtme kanadeze Mélanie Joly foli për historinë e gjatë të miqësisë ndërmjet popullit kanadez dhe popullit kinez. Ajo tha se Kanadaja është e gatshme të përmirësojë dhe zhvillojë në mënyrë aktive e pragmatike marrëdhëniet me Kinën dhe të ruajë kontaktin e dialogun.

 

Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Foto nga Ministria e Jashtme e Kinës

Joly theksoi që Kanadaja është e gatshme të forcojë bashkëpunimin në fusha të tilla si ekonomia e tregtia, turizmi, kontrolli i drogës, ndryshimi i klimës, mbrojtja e mjedisit dhe shkëmbimet njerëzore, për të arritur kështu një zhvillim me përfitime të ndërsjella. (Jiang Lei)