Sektori i tregtisë elektronike në Kinë raportoi rritje të fuqishme
2024-07-20 11:41:47

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Sektori i tregtisë elektronike në Kinë pati rritje të fuqishme në gjysmën e parë të vitit, duke nxitur vrullin për rimëkëmbjen e konsumit në ekonominë e dytë më të madhe në botë, shkruan “Xinhua”.

Shitjet me pakicë në internet gjatë kësaj periudhe u rritën me 9.8 për qind në baza vjetore në 7.1 trilionë juanë (rreth 996 miliardë dollarë amerikanë), nga të cilat shitjet me pakicë të mallrave arritën në 5.96 trilionë juanë, duke shënuar një rritje prej 8.8 për qind, sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Tregtisë (MOC). Sipas ministrisë, produktet dixhitale, konsumi i shërbimeve dhe programet e tregtisë ishin tre nxitësit e rinj për rritjen e konsumit gjatë periudhës. Shërbimet e anketuara të udhëtimit dhe hotelerisë në internet u rritën përkatësisht me 59.9 për qind dhe 21.7 për qind.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Platformat e tregtisë elektronike në Kinë u koordinuan për të ofruar shërbime tregtare për më shumë se 400.000 produkte dhe shërbime riciklimi që mbulojnë mbi 300 kategori mallrash. Ndërsa tregtia elektronike nxiti rikuperimin e konsumit brenda vendit, bashkëpunimi ndërkombëtar i këtij sektori gjithashtu është zgjeruar më tej.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Në gjysmën e parë të vitit, Kina nënshkroi memorandume bashkëpunimi për tregtinë elektronike me Serbinë, Bahreinin dhe Taxhikistanin, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve partnere të tregtisë elektronike të Rrugës së Mëndafshit në 33, sipas ministrisë. (Elona)