Dega më e madhe e Lumit të Verdhë përjeton përmbytjen e parë këtë vit
2024-07-20 11:07:38

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria e Burimeve Ujore njoftoi se lumi Weihe, dega më e madhe e Lumit të Verdhë, po përjeton përmbytjen e parë të këtij viti. Rryma e ujit në stacionin hidrologjik Xianyang u rrit në 3000 metra kub në sekondë, ndërsa në stacionin hidrologjik Lintong u rrit në 3120 metra kub në sekondë, duke arritur të dyja standardet e përmbytjeve, caktuar nga ministria, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Ministria bëri të ditur se do të monitorojë nga afër motin dhe u kërkoi autoriteteve lokale të rrisin përpjekjet në përgjigje të përmbytjeve dhe të evakuojnë banorët nëse është e nevojshme.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Zyra e Kontrollit të Përmbytjeve dhe Lehtësimit të Thatësirës së Lumit të Verdhë aktivizoi një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në Lumin e Verdhë të martën dhe Zyra Shtetërore e Kontrollit të Përmbytjeve dërgoi të enjten një ekip shtesë pune në provincën veriperëndimore Shaanxi, për të ndihmuar autoritetet lokale. (Elona)