Pekini rinovon alarmin e verdhë pasi vala e të nxehtit vazhdon
2024-07-20 11:24:00

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Observatori meteorologjik i Pekinit rinovoi të premten një alarm të verdhë për temperatura të larta, duke parashikuar temperatura mbi 35 gradë celsius gjatë dy ditëve të ardhshme, bën të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Pekini lëshoi për herë të parë një alarm të verdhë për këtë valë të nxehti të martën. Alarmi i ri tregon se temperaturat përvëluese do të shtrihen në një total prej pesë ditësh.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Kina ka një sistem paralajmërimi me tre nivele për temperaturat e larta, ku e kuqja përfaqëson paralajmërimin më të rëndë, e ndjekur nga portokallia dhe e verdha.

Observatori ka parashikuar edhe stuhi të shpërndara në zonat veriore të qytetit, të shoqëruara me stuhi të forta, afatshkurtra dhe breshër. (Elona)