Pekini lëshon 20.000 targa NEV për familjet pa makinë
2024-07-20 10:50:57

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Komisioni Komunal i Transportit në Pekin njoftoi të premten se do të lëshojë targa shtesë për 20.000 automjete me energji të re (NEV) për të adresuar nevojat e familjeve pa makinë, bëri të ditur “Xinhua”.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Duke filluar nga e diela, aplikuesit familjarë mund të hyjnë në sistemin e lotarisë së targave të qytetit për të kontrolluar renditjen e tyre në bazë të pikëve. Familjet e verifikuara do të marrin një njoftim për konfirmimin e targave duke filluar nga 26 korriku.

Sipas komisionit, këto targa shtesë janë ekskluzivisht për makinat NEV, veçanërisht për makinat e pasagjerëve plotësisht elektrike.

Foto nga VCG

Foto nga VCG

Këtë vit, kuota totale për targat e makinave të pasagjerëve është vendosur në 100 mijë, ku 20 mijë janë ndarë për automjetet me karburant dhe 80 mijë për NEV. Pekini ka miratuar masa të ndryshme për të trajtuar bllokimin e trafikut dhe ndotjen e ajrit, duke përfshirë futjen e një sistemi të lotarisë së targave të automjeteve në vitin 2011 dhe ndarjen e kuotave NEV në sistem vite më vonë. (Elona)