Kina përfshihet në radhën e vendeve novatore me 250 milionë banorë me arsim të lartë
2024-07-19 15:53:32

foto nga CFP

Ministri i Arsimit Huai Jinpeng / foto nga CFP

Në një konferencë shtypi për paraqitjen dhe shpjegimin e frymës së plenumit të 3-të të Komitetit Qendror (KQ)  të 20-të të Partisë Komuniste të Kinës (PKK), të zhvilluar të premten nga KQ i PKK-së, ministri i Arsimit Huai Jinpeng tha se Kina ka ndërtuar sistemin arsimor më të madh në botë dhe popullarizimi i arsimit të niveleve të ndryshme e ka arritur ose e ka kaluar nivelin mesatar të vendeve me të ardhura të mesme e të larta. Norma e regjistrimit në shkollat e larta ka arritur mbi 60 për qind, duke bërë që Kina të hyjë në fazën e popullarizimit të arsimit të lartë, të njohur botërisht.

Koha mesatare e arsimimit të forcës së re punëtore në Kinë i kalon 14 vjetët, ndërkohë që numri i atyre që kanë kryer arsimin e lartë arrin në 250 milionë dhe numri i personelit të kërkim-zhvllimit radhitet në vendin e parë të botës.

Shuma e shpenzimeve të mbarë shoqërisë kineze për kërkim-zhvillim radhitet në vendin e dytë në botë. Me forcimin e mëtejshëm të kërkimet bazë dhe të novacionit origjinal, si dhe me përparimet e mëdha në teknologjitë kyçe, Kina është përfshirë në radhën e vendeve novatore. (Wang Lei/ Artan)