“Volkswagen Anhui” lançon mjetin e parë me energjii të re për tregun kinez
2024-07-19 15:06:34

Foto nga VCG

“Volkswagen Anhui” lançoi zyrtarisht automjetin e tij të parë të ri me energji të re (NEV) për tregun kinez, në Hefei, kryeqendra e provincës Anhui të Kinës lindore, shkruan “Xinhua”.

Modeli i ri, ID. UNYX, është SUV-i i parë i zgjuar elektrik i “Volkswagen”.

Ai ka një rreze maksimale prej 621 kilometrash dhe një bateri 82.4 kilovat-orë nga “CATL”.

Mjeti përmban një model të madh të gjuhës të zhvilluar në partneritet me Iflytek, kompania lider në Kinë e AI.

“ID. UNYX zgjeron familjen tonë të ID-së elektrike në Kinë me një dizajn të guximshëm, progresiv, një makinë elektrike të qëndrueshme dhe një përvojë moderne të përdoruesit”,- deklaroi Stefan Mecha, drejtori ekzekutiv i “Volkswagen China Passenger Cars”.

“Volkswagen Anhui” është sipërmarrja e parë e përbashkët e “Volkswagen Group” në Kinë, që fokusohet në kërkimin dhe zhvillimin dhe prodhimin e mjeteve me energji të re.  (Irma)