Kina, e gatshme të nxitë ndërtimin e përbashkët të "Një brez, një rrugë" me cilësi e nivel të lartë zhvillimi
2024-07-19 12:13:03

Foto nga VCG

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kinës Lin Jian u shpreh në një konferencë të rregullt shtypi të enjten se pala kineze është e gatshme për ndihmë të ndërsjellë me të gjitha palët, duke bashkëpunuar që ndërtimi i përbashkët i "Një brez, një rrugë" të zhvillohet me cilësi të lartë e të ngrihet në një nivel më të lartë.

Duke iu përgjigjur pyetjeve mbi përparimet e reja të ndërtimit të përbashkët të "Një brez, një rrugë", Lin vuri në dukje se ndërtimi i përbashkët i "Një brez, një rrugë" është kthyer në një platformë bashkëpunimi e një produkt publik ndërkombëtar mjaft popullor, që karakterizohet nga hapja, përfshirja dhe përfitimet e përbashkëta.

“Gjatë mbi 10 vjetëve, rezultatet e bashkëpunimit në kuadër të nismës 'Një brez, një rrugë' janë të spikatura, duke sjellë përfitime konkrete për banorët vendorë. Kina ka nënshkruar dokumente bashkëpunimi për nismën 'Një brez, një rrugë' me më shumë se 150 vende dhe mbi 30 organizata ndërkombëtare. Vitin e kaluar, vëllimi i tregtisë së mallrave midis Kinës dhe vendeve bashkëndërtuese të 'Një brez, një rrugë' ishte 19.5 trilionë juanë, me një rritje prej 2.8 %, duke zënë 46.6 % të vëllimit total të importit dhe eksportit. Si përmasa, ashtu edhe përpjesëtimi janë më të lartat që nga fillimi i nismës,”vuri në dukje zëdhënësi.

 

Foto nga VCG

Lin Jian theksoi më tej se Kina është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të dhënë ndihmë të ndërsjellë dhe për të promovuar së bashku modernizimin e të tëra vendeve të botës, duke ndërtuar një botë më të hapur, gjithëpërfshirëse, të ndërlidhur dhe me zhvillim të përbashkët. (Çang Çuo)