Kina u jep kompanive të huaja mbështetje të barabartë në rinovimin e pajisjeve dhe tregtimin e mallrave të konsumit
2024-07-19 12:14:54

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kina ofron mbështetje të barabartë për ndërmarrjet vendase dhe të huaja për të marrë pjesë në rinovimin në shkallë të gjerë të pajisjeve dhe tregtimin e mallrave të konsumit, deklaroi zëvendësministri i Tregtisë, Ling Ji, citon “Xinhua”.

Vendi ka marrë vendimin strategjik për të promovuar një raund të ri rinovimi të pajisjeve në shkallë të gjerë dhe tregtimin e mallrave të konsumit, tha Ling në një takim mbi interpretimin e politikave përkatëse për ndërmarrjet me investime të huaja.

“Fushata do të zgjerojë në mënyrë efektive kërkesën e brendshme, do të stimulojë investimet, do të përmirësojë konsumin dhe do të ofrojë potencial të madh tregu për të gjitha llojet e ndërmarrjeve, përfshirë dhe ato të financuara nga jashtë”,- shtoi Ling.

Sipas Ministrisë së Tregtisë, Kina do të avancojë hapjen e nivelit të lartë, do të optimizojë mjedisin e saj të biznesit dhe do të ofrojë mbështetje të barabartë për ndërmarrjet vendase dhe të huaja në pjesëmarrjen në fushatë, si dhe në projektet e prokurimit dhe investimeve të qeverisë.

Ling tha se Kina shpreson që ndërmarrjet e huaja të shfrytëzojnë mundësitë, të hulumtojë më thellë në tregun kinez dhe të nxisin investimet e tyre në vend.

Përfaqësues të ndërmarrjeve të huaja, si “GE HealthCare”, “Philips” dhe “Siemens Healthineers” morën pjesë në takim dhe mbajtën fjalime, së bashku me delegatë nga dhomat e huaja të tregtisë në Kinë.

“Kina ka ndërtuar një sistem politikash për të promovuar rinovimin në shkallë të gjerë të pajisjeve dhe zëvendësimin e mallrave të vjetra të konsumit me të reja, si dhe qeveritë lokale kanë publikuar planet e tyre të veprimit”,- bëri të ditur Komisioni Kombëtar i Zhvillimit dhe Reformës. (Irma)