Kina: Të shndërrohet tregu gjigant kinez në një mundësi më të madhe për botën
2024-07-19 15:52:16

foto nga CFP

foto nga CFP

Në konferencën e shtypit të zhvilluar të premten nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (PKK), Han Wenxiu, zv.drejtori i Zyrës Qendrore të Financave të Kinës, tha se në rezolutën e miratuar në plenumin e 3-të të KQ të 20-të të PKK-së kërkohet lidhja aktive me rregullat ekonomiko-tregtare ndërkombëtare të nivelit të lartë, zgjerimi në mënyrë të qëndrueshme i hapjes institucionale dhe ndërtimi i një sistemi të ri ekonomik me hapje të nivelit të lartë.

Han u shpreh se Kina do të nxitë më tej hapjen e nivelit të lartë. Do të zgjerohet hapja e njëanshme ndaj vendeve më të pazhvilluara dhe hapja autonome, do të zgjerohet në mënyrë sistematike hapja e tregut të mallrave, të shërbimeve, të kapitaleve, të punës etj., do të përsoset sistemi i lehtësive të jetesës së të huajve në Kinë për sa i përket banimit, mjekimit, pagimit etj. dhe do të ndërtohet bashkërisht e në mënyrë cilësore "Një brez, një rrugë", në mënyrë që tregu i madh kinez të shndërrohet në mundësi më të mëdha për botën. (Wang Lei/ Artan)