Kina do të përshpejtojë urbanizimin e punëtorëve nga fshati
2024-07-19 14:04:57

Foto nga China.com.cn

Han Wenxiu, zv.drejtor i Zyrës Qendrore të Financave, si edhe drejtor i Zyrës Qendrore të Bujqësisë, tha në një konferencë shtypi të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës të premten se Rezoluta e shqyrtuar dhe e miratuar në plenumin e 3-të të KQ të 20-të të PKK-së propozon përshpejtimin e urbanizimit të punëtorëve nga fshati. Rezoluta nxit përmirësimin e normalizimit të mekanizmit për parandalimin e kthimit të popullsisë rurale në varfëri, krijimin e një sistemi ndihme hierarkik e të klasifikuar për popullsinë rurale me të ardhura të ulëta dhe zonat e pazhvilluara, përmirësimin e mekanizmit të investimeve për rigjallërimin rural dhe kultivimin e industrive e të modeleve të reja të biznesit në zonat rurale. (Çang Çuo)