Shtimi i forcës nxitëse të modernizimit kinez
2024-07-19 20:16:19

Më shumë se 60 kilometra në perëndim të qytetit Handan të provincës Hebei mund të gjeni uzinën e re të korporatës metalurgjike "Hansteel". Shikuar nga ajri, repartet e uzinës rrethohen nga vargmali Taihang dhe shtrihen në një linjë nga perëndimi në lindje. Kjo uzinë çeliku sapo u zhvendos këtu nga zona urbane dhe në të përdoren një sërë teknologjish të reja që mbrojnë mjedisin. Uzina nisi nga funksionimi në qershor.

Foto:VCG

Reparte të korporatës metalurgjike Hansteel(Foto:VCG)

Li Juhui, zv.kryemenaxher i Zonës së Re të Korporatës "Hansteel":

“Lëshimi nga ne i grimcave të imëta është ulur me 30 % në krahasim me nivelin para zhvendosjes, dhe lëshimi i oksidit të azotit dhe sulfurit është ulur me më shumë se 60 %. Vëllimi i elektricitetit që prodhojmë vetë, mund të përmbushë 110 %  të kërkesave tona. Konsumi i ujit për çdo ton çeliku ka rënë në dy tonë, ndërsa kostoja e energjisë së blerë është pothuajse zero dhe të gjithë treguesit e të dhënave janë në nivelin e përparuar të industrisë."

Përmirësimi i ndërmarrjeve industriale tradicionale do të thotë inovacion i gjithanshëm në konceptet e menaxhimit, proceset e prodhimit dhe kërkimin e zhvillimin teknologjik, duke qenë në përputhje me drejtimin e zhvillimit të gjelbër dhe me lëshim të ulët karboni të Kinës. Në procesin aktual të zhvillimit të fuqishëm të forcave të reja prodhuese, gjithnjë e më shumë ndërmarrje tradicionale po hyjnë në rrugën e përmirësimit, duke shfrytëzuar forcën e risive.

Presidenti i nderit i Shoqatës "ChinaRo" Vicentiu Gheorghe vuri në dukje:

“Kina i jep përparësi modelit të zhvillimit me inovacionin në qendër, po krijon një sistem industrial modern dhe po promovon zhvillimin me cilësi të lartë të industrisë së prodhimit. Përmes reformës ekonomike dhe inovacionit teknologjik, Kina ka ngritur cilësinë e zhvillimit, duke përshpejtuar procesin e modernizimit të vendit. Nëpërmjet përparimit tekniko-shkencor, produktiviteti rritet, krijohen industri të reja dhe ngrihen standardet”.

Foto:VCG

Robotë për prodhimin e makinave që prodhohen nga Siasun(Foto:VCG)

Në këtë repart të prodhimit të robotëve në qytetin Shenyang të Kinës Verilindore, punonjësit po ndreqin programet e robotëve të ndryshëm industrialë. Këtu robotët prodhojnë robotë dhe punojnë me ndihmën e robotëve të tjerë.

Zhao Decheng është inixhinieri i Njësisë së Pajisjeve Automatike të Robotëve të Lëvizishëm BG Siasun:

“Ne kemi kapërcyer shumë vështirësi teknike. Në të kaluarën të gjitha produktet që përdornim ishin të importuara. Pasi kaluam pengesat teknologjike, kostot tona kanë rënë ndjeshëm. Pajisjet tona tani kanë e kaluar testin e tregut, duke funksionuar në një mënyrë më të qëndrueshme dhe më të mirë".

Kina po zhvillon fuqishëm forcat e reja prodhuese, duke i dhënë një impuls të ri modernizimit kinez. Industritë inovative, si inteligjenca artificiale, industritë  e gjelbra dhe me lëshim të ulët karboni, bioteknologjia dhe ekonomia e fluturimeve në lartësi të ulëta po zhvillohen shpejt dhe janë bërë motorët kryesorë që mbështesin zhvillimin ekonomik me cilësi të lartë.

Enriko Ceko, drejtor ekzekutiv i Qendrës për Zhvillim të Qëndrueshëm, shprehet:

“Është e dukshme se për epokën në të cilën jetojmë, Kina ka bërë dhe vazhdon të bëjë ndryshime të mëdha cilësore, duke përfshirë edhe mjedisin dhe mbrojtjen e tij. Këto ndryshime janë reflektuar pa dyshim edhe me arritje të rëndësishme në fushat e mbrojtjes së mjedisit, të zhvillimit dhe transformimit të gjelbër, bashkëjetesës harmonike midis njeriut e natyrës etj.”

Foto:VCG

Foto:VCG

Mirek Dushek, drejtor menaxhues i Forumi Ekonomik Botëror, vuri në dukje:

“Nëse kërkojmë më në thellësi se cilat janë përparësitë e zhvillimit ekonomik të Kinës, shohim se ato janë transformimi në shkallë të gjerë dhe përmirësimi i modelit ekonomik".

Predrag Markoviç, nënkryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, vuri në dukje:

“Në të gjithë historinë njerëzore nuk është regjistruar asnjë sukses si ai i reformave kineze gjatë gjysmëshekullit të fundit. Asnjë vend tjetër nuk ka arritur aq shumë në një kohë aq të shkurtër sa Republika Popullore e Kinës. Për fat të mirë, në varkën e madhe kineze drejt së ardhmes, ka vend edhe për vendet e vogla. Ky është ndryshimi midis Kinës dhe fuqive të tjera të mëdha në histori".