Kryebashkiakja e Parisit lahet në Senë për të shuar shqetësimet për pastërtinë e lumit
2024-07-19 14:50:14

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, e mbajti premtimin dhe u la vetë në Senë,  bashkë me presidentin e Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike, Tony Estanguet, nëntë ditë para nisjes së aktivitetit.

“Është një ditë ëndrrash dhe premtimi u mbajt”,- reagoi Hidalgo.

Për Tony Estanguet, ky është një mesazh shumë i rëndësishëm që u dërgua për të gjithë atletët që do të mbërrijnë pas disa ditësh. Shteti dhe komunitetet e rajonit të Parisit kanë investuar 1.4 miliardë euro që nga viti 2016 për ta bërë Senën dhe degën e saj kryesore, Marnën, të notueshme.

Modernizimi i impianteve të trajtimit të ujërave të zeza, lidhja me sistemin e kanalizimeve dhe grumbullimi i mbetjeve plastike rezultoi gjithashtu në pesë punime të mëdha, përfshirë një basen të mbajtjes së ujërave të shiut dhe ujërave të zeza. Pas ceremonisë së hapjes së lojërave, në Senë  duhet të zhvillohen garat e notit.  (Irma)