Gjermania do të përgjysmojë ndihmën ushtarake për Ukrainën për vitin 2025
2024-07-19 14:48:02

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Ndihma gjermane për Ukrainën, sipas një drafti të buxhetit të vitit 2025, do të zvogëlohet në 4 miliardë euro nga rreth 8 miliardë euro që ishte në vitin 2024.

“Financimi i Ukrainës është i siguruar për të ardhmen e parashikueshme falë instrumenteve europiane dhe kredive të G7”, - tha ministri gjerman i financave Christian Lindner në një konferencë shtypi.

Gjermania shpreson se Ukraina do të jetë në gjendje të plotësojë pjesën më të madhe të nevojave të saj ushtarake me 50 miliardë dollarë kredi nga të ardhurat e aseteve të ngrira ruse, bën të ditur “RTSH”.

Edhe pse ndihma ushtarake për Ukrainën do të shkurtohet, Gjermania do të përmbushë objektivin e NATO-s për të shpenzuar 2% të PBB-së për mbrojtjen në vitin 2025, me një total prej 75.3 miliardë eurosh.  (Irma)