Kina: Sundimi i ligjit është mjedisi më i mirë i biznesit
2024-07-19 15:50:26

foto nga CFP

Han Wenxiu  / foto nga CFP

Në konferencën e shtypit të zhvilluar të premten nga Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (PKK), Han Wenxiu, zv.drejtori i Zyrës Qendrore të Financave të Kinës, tha që në rezolutën e miratuar në plenumin e 3-të të KQ të 20-të të PKK-së vihet në dukje se duhet të shfrytëzohet më tej roli i tregut si mekanizëm, të krijohet një mjedis tregu më i barabartë e më dinamik dhe të stimulohet forca e brendshme novatore në mbarë shoqërinë.

Sipas rezolutës, sundimi i ligjit është mjedisi më i mirë i biznesit dhe duhet të hartohet e publikohet Ligji për Nxitjen e Ekonomisë Private.

Han bëri të ditur se në rezolutë theksohet gjithashtu nxitja e epërsive përplotësuese midis formave të ndryshme të pronësisë dhe realizimi i zhvillimit të përbashkët.

Nga njëra anë, duhet të thellohet reforma e ndërmarrjeve shtetërore dhe e pasurive shtetërore, që të ngrihet aftësia e tyre konkurruese thelbësore. Ndërmarrjet shtetërore duhet të shndërrohen në burim të teknologjive origjinale. Duhet të nxitet reforma e orientimit nga tregu të sektorëve me natyrën monopoli, si energjetika, hekurudhat etj.

Nga ana tjetër, duhet të krijohet një mjedis i mirë për zhvillimin e ekonomisë joshtetërore dhe t'u ofrohen ndërmarrjeve private më shumë mundësi për pjesëmarrjen e tyre në ndërtimin e projekteve të mëdha shtetërore dhe në kapërcimin e vështirësive kryesore teknologjike në rang kombëtar. (Wang Lei/ Artan)