Kina publikon mbi 300 masa të rëndësishme reforme
2024-07-19 12:40:48

Foto nga China.com.cn

Komiteti Qendror i PKK-së zhvilloi të premten një konferencë shtypi për të shpjeguar frymën e plenumit të tretë të Komitetit Qendror të 20-të të PKK-së. Tang Fangyu, zv.drejtor i Zyrës Qendrore të Studimit të Politikave, tha në konferencën e shtypit se plenumi shqyrtoi dhe miratoi Rezolutën e Komitetit Qendror të PKK-së për Thellimin e Mëtejshëm të Reformës në Mënyrë të Gjithanshme për të Çuar Përpara Modernizimin Kinez. Janë propozuar gjithsej më shumë se 300 masa të rëndësishme reforme nga aspektet institucionale, sistemore e të mekanizmave, që përfshijnë jo vetëm përmirësimin e masave të kaluara të reformës, por edhe masa të reja të bazuara në nevojat praktike dhe projektet pilot.

Mësohet se Rezoluta ka 15 pjesë e 60 nene, të ndara në tre seksione të mëdha. Seksioni i parë është hyrja e përgjithshme, e cila kryesisht shtjellon rëndësinë dhe kërkesat e përgjithshme të thellimit të mëtejshëm të reformave dhe promovimit të modernizimit kinez. Seksioni i dytë lidhet me zbatimin e gjithanshëm të reformave në fusha dhe aspekte të ndryshme, nën drejtimin e reformës së sistemit ekonomik. Seksioni i tretë kryesisht flet për forcimin e udhëheqjes së Partisë në reformat dhe thellimin e reformës në sistemin e ndërtimit të Partisë. (Çang Çuo)