Kina aktivizon reagimin emergjent ndaj përmbytjeve në provincën Shaanxi
2024-07-19 10:54:03

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Komisioni Kombëtar i Reduktimit të Fatkeqësive të Kinës aktivizoi të enjten një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në provincën veriperëndimore Shaanxi.

Sipas Ministrisë së Menaxhimit të Emergjencave, cituar nga “Xinhua”, komisioni ka dërguar gjithashtu një ekip për të udhëhequr dhe ndihmuar qeveritë vendore në përpjekjet për ndihmë dhe shpëtim nga fatkeqësitë për të siguruar nevojat themelore të banorëve të prekur.

Autoritetet e motit në Kinë rinovuan të enjten një alarm të verdhë, paralajmërimi i tretë më i rëndë, për stuhi shiu në disa rajone të vendit, duke përfshirë zonën jugore të Shaanxi.

Sipas parashikimit, shira të dendur deri në të rrëmbyeshëm priten të godasin pjesët jugore dhe jugperëndimore të Shaanxi deri të shtunën.

Shtabi Shtetëror i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës aktivizoi të mërkurën një përgjigje emergjente të nivelit IV në provincë. Përgjigjja e nivelit IV është më e ulëta në sistemin e përgjigjes emergjente me katër nivele të Kinës. (Irma)