Rezoluta qartëson më tej objektivin e përgjithshëm për thellimin e gjithanshëm të reformës
2024-07-19 12:31:38

foto nga CMG

foto nga CMG

Të premten paradite, Komiteti Qendror (KQ) i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) zhvilloi një konferencë shtypi për prezantimin dhe shpjegimin e frymës së plenumit të 3-të të KQ të 20-të të PKK-së.

Në plenumin e 3-të të KQ të 20-të të PKK-së u miratua të enjten Rezoluta e Komitetit Qendror të PKK-së për Thellimin e Mëtejshëm të Reformës në Mënyrë të Gjithanshme për të Çuar Përpara Modernizimin Kinez. Në këtë konferencë shtypi, Mu Hong, nëndrejtori i Zyrës Qendore për Reformën, paraqiti rezultatet kryesore në thellimin e gjithanshëm të reformës në epokën e re, si edhe objektivin e përgjithshëm dhe parimet kryesore të thellimit të mëtejshëm të reformës në mënyrë të gjithanshme.

Mu tha se në këtë rezolutë qartësohet objektivi i përgjithshëm i thellimit të mëtejshëm të reformës në mënyrë të gjithanshme, d.m.th. përmirësimi e zhvillimi i vazhdueshëm i sistemit të socializmit me karakteristika kineze dhe nxitja e modernizimit të sistemit të qeverisjes kombëtare dhe të aftësisë së qeverisjes. Deri në vitin 2035 do të përfundojë ndërtimi i sistemit të ekonomisë socialiste të tregut të nivelit të lartë, do të përsoset më tej sistemi i socializmit me karakteristika kineze, do të realizohet në përgjithësi modernizimi i sistemit të qeverisjes kombëtare dhe i aftësisë së qeverisjes, si edhe modernizimi socialist, dhe do të hidhet një bazë e fortë për shndërrimin e Kinës në një vend të fuqishëm me modernizim socialist deri në mes të këtij shekulli.

Mu u shpreh se në Rezolutë vihet në dukje që, për thellimin e mëtejshëm të reformës, duhet të ndiqen parimet kryesore, si udhëheqja e gjithanshme e PKK-së, vënia e popullit në qendër të punës, këmbëngulja në të drejtën dhe risitë, fokusimi në ndërtimin institucional si punë kryesore, sundimi i ligjit në mënyrë të gjithanshme, të menduarit sistemor etj. (Wang Lei/ Artan)