Komiteti Qendror i PKK-së shpreh ngushëllime për vdekjen e Nguyen Phu Trong
2024-07-19 21:11:48

Foto:VCG

I ndjeri z. Nguyen Phu Trong(Foto:VCG)

Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Kinës (PKK) i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Vietnamit për vdekjen e sekretarit të saj të përgjithshëm, Nguyen Phu Trong. 

Trong mori detyrën e kreut të Partisë Komuniste të Vietnamit në vitin 2011 dhe shërbeu gjithashtu si president i Vietnamit nga viti 2018 deri më 2020. Në tetor 2022 ai u dekorua me "Medaljen e miqësisë", nderimi më i lartë shtetëror i Kinës për të huajt.(Zhang Yan/Artan)