Portet e Pekinit raportojnë shtim të kalimeve kufitare në gjysmën e parë të vitit
2024-07-18 14:38:24

Foto nga VCG

Portet në Pekin regjistruan afro 8.3 milionë kalime kufitare në gjysmën e parë të këtij viti, një rritje prej 1.85 herë në bazë vjetore, sipas Stacionit të Përgjithshëm të Inspektimit Kufitar në Pekin, citon “China Daily”.

Numri i shtetasve të huaj që hynë në Kinë pati një rritje të ndjeshme, duke arritur në 1.02 milionë, 2.5 herë më shumë krahasuar me një vit më parë.

Gjatë kësaj periudhe, portet e Pekinit përpunuan hyrjen pa viza për 307.000 shtetas të huaj, një rritje prej 10.12 herë në bazë vjetore.

Rreth 33.700 vizitorëve të huaj të kualifikuar iu dha leja e tranzitit 144-orëshe pa viza.

Vizitorët e huaj në Kinë janë kryesisht turistë, që përbëjnë afro 40 për qind të totalit. (Elona)