Presidenti francez dënon sulmet izraelite në shkollat e OKB-së në Gaza
2024-07-18 14:45:02

Foto nga VCG

Presidenti francez, Emmanuel Macron, dënoi sulmet izraelite që synonin shkollat e Kombeve të Bashkuara dhe kampin e refugjatëve Al-Maghazi në Rripin e Gazës, shkruan “ATSH”.

Gjatë bisedave telefonike me disa liderë arabë, presidenti francez shprehu keqardhje për numrin e lartë të viktimave civile të këtyre sulmeve dhe kujtoi respektimin e ligjit ndërkombëtar humanitar të imponuar ndaj Izraelit.

Presidenti Macron theksoi se vendosja e një armëpushimi nuk mund të vonohet më, për të siguruar lirimin e pengjeve izraelitë të mbajtur nga Hamasi pas sulmit të paprecedentë të 7 tetorit në Izrael dhe për t’i dhënë fund vuajtjeve të popullit të Gazës.

Ai shprehu gjithashtu shqetësimin për përkeqësimin e situatës në Bregun Perëndimor, si dhe përsëriti kundërshtimin e Francës ndaj të gjitha masave të reja të kolonizimit të miratuara nga Izraeli, të cilat minojnë perspektivat për paqen. (Elona)