Rajoni Pekin-Tianjin-Hebei regjistroi rekord në tregtinë e jashtme në gjysmën e parë të vitit
2024-07-18 14:34:17

Foto nga VCG

Tregtia e jashtme në rajonin Pekin-Tianjin-Hebei shënoi një nivel historik në gjysmën e parë të këtij viti, treguan të dhënat nga Zyra e Statistikave, citon “Xinhua”.

Rajoni pati rritje të tregtisë së jashtme me 4.6 për qind në baza vjetore në 2.54 trilionë juanë (rreth 356.9 miliardë dollarë amerikanë) në gjashtë muajt e parë të vitit, 4.6 për qind më shumë në baza vjetore.

Eksportet u rritën me 6.4 për qind në baza vjetore në 673.87 miliardë juanë, ndërsa importet arritën në 1.87 trilionë juanë, 3.9 për qind më shumë në baza vjetore.

Tregtia e jashtme e rajonit përbënte 12 për qind të totalit të vendit në këtë periudhë. Pekini regjistroi një tregti totale të jashtme prej 1.83 trilionë juanë gjatë kësaj periudhe, që përbën 72 për qind të totalit të rajonit.

Industritë në zhvillim vazhduan të nxisin rritjen e eksporteve të rajonit në gjysmën e parë të këtij viti. Në të njëjtën periudhë, eksportet e gjeneratës së re të industrisë së teknologjisë së informacionit, mjekësisë dhe shëndetësisë, hapësirës ajrore dhe automobilistike u rritën përkatësisht me 18.3 për qind, 16 për qind, 17.3 për qind dhe 54.6 për qind në baza vjetore.

Kina nisi strategjinë e koordinimit të zhvillimit të rajonit Pekin-Tianjin-Hebei në fillim të vitit 2014, për të krijuar një model me një strukturë më të mirë ekonomike, një mjedis më të pastër dhe shërbime publike të përmirësuara. (Elona)