Kina aktivizon përgjigjet emergjente në provincat qendrore dhe veriperëndimore
2024-07-18 10:45:06

Foto nga CFP

Foto nga CFP

Autoritetet aktivizuan reagimet emergjente në provincën Henan të Kinës qendrore dhe në provincën veriperëndimore Shaanxi të mërkurën.

Komisioni Kombëtar i Reduktimit të Fatkeqësive ka aktivizuar një përgjigje emergjente të nivelit IV ndaj përmbytjeve në Henan të shkaktuara nga shirat e dendur. Ai ka dërguar gjithashtu një ekip për të udhëhequr dhe ndihmuar qeveritë vendore në përpjekjet e shpëtimit, duke synuar të sigurojë plotësimin e nevojave themelore të banorëve të prekur, shkruan “Xinhua”.

Deri të shtunën, shirat e dendur pritet të godasin pjesët jugore dhe jugperëndimore të Shaanxi.

Si përgjigje, Shtabi Shtetëror i Kontrollit të Përmbytjeve dhe Ndihmës ndaj Thatësirës ka aktivizuar një përgjigje emergjente të nivelit IV në provincë. (Elona)