Në BE ka zëra të ndryshme për rritjen e tarifave ndaj produkteve kineze
2024-07-18 19:38:23

Foto:CMG

Foto:CMG

Sipas njoftimit të agjencisë britanike të lajmeve "Reuters", Bashkimi Evropian kohët e fundit zhvilloi një votim këshillimor nëse do të ngrinte tarifat për automjetet elektrike që importon nga Kina, ku 12 shtete anëtare votuan pro, katër kundër dhe 11 abstenuan.

Analistët besojnë se fakti që më pak se gjysma e vendeve mbështesin vendosjen e tarifave shtesë, reflekton dallimet serioze brenda BE-së për këtë çështje.

Që kur BE-ja njoftoi në qershor se planifikonte të vendoste tarifa shtesë për automjetet elektrike që prodhohen në Kinë, janë shtuar vazhdimisht kundërshtimet.

Qeveria gjermane beson se është thelbësore të kërkohet një zgjidhje e shpejtë dhe e qëndrueshme me Kinën. Ministri hungarez i Ekonomisë tha se vendi i tij kundërshton vendosjen e tarifave shtesë dhe se proteksionizmi nuk është zgjidhje.

Lidhur me këtë, një zëdhënës i Ministrisë kineze të Punëve të Jashtme vuri në dukje se veprimet e BE-së shkelin parimet e ekonomisë së tregut dhe rregullat e tregtisë ndërkombëtare, dëmtojnë bashkëpunimin ekonomiko-tregtar dypalësh dhe qëndrueshmërinë e zinxhirit global të industrisë e të furnizimit të automjeteve, dhe përfundimisht do të dëmtojnë interesat e Europës. (Zhang Yan/Artan)